Në aksident trafiku vdes aktivisti i Vetëvendosjes

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 09:58 | Nga

Në një aksident trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën aktivisti i Vetëvendosjes Albadrit Sejdijaj nga Mitrovica.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur dega e lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet.

“Albadriti ishte njëri nga ne, në aktivitetet tona dhe punën tonë të përbashkët Albadriti ishte i pashoq në vetëmohim dhe aktivizëm, me shumë vullnet dhe shumë punëtor. Djemtë si Albadriti mbesin gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona”.

“Albadriti u angazhua për fitoren tonë në Mitrovicë. Ishte aktivisti kryesorë i cili udhëhoqi aktivitetet tona nga pika në Bair, ku edhe u bë ndryshimi më i madh në gjithë komunën tonë, në të mirë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe qytetarëve”.

“Ngushëllime familjes Sejdijaj, ndajmë dhimbjen me ta në këto momente të vështira për të gjithë n”, thuhet në njoftimin e VV-së në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme