Në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Prishtinë | 16 Kor 2018 | 09:39 | Nga

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, të hënën fillon me fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor.

Dezinsektimi përfshinë qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezinsektimit do të bëhet nga ora 20:00 deri në 24:00 dhe do të zgjas pesë ditë me radhë, nga 16-20 korrik.

I pari i shëndetësisë në Gjilan ka kërkuar nga bletarët që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdoren për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme