Në këto lagje të Prishtinës të shtunën s’do të ketë ujë

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 15:18 | Nga

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë do të ketë punime teknike në rrugën “Rexhep Mala” në Prishtinë ku do të bëhet realizimi i kyçjeve në linjën e re në magjistralen e gypit furnizues

”Për shkak të këtyre punimeve do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm të Shtunën që nga ora 04:00 – 19:00 në rrugën Agim Ramadani, lagjen Ulpiana, lagjen e Muhaxherëve, Dardania (objektet e mëdha afër Postës dhe Termokosit) dhe një pjesë të lagjes së Spitalit.

Këto punime janë duke u bërë në kuadër të projekteve investive nga ujësjellësi i kryeqytetit me qëllim të ngritjes së kapaciteteve që ka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme