Në Kosovë sot e gjatë javës, kryesisht ngrohtë

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 08:40 | Nga

​Vazhdon mot i ngrohtë edhe gjatë javës në vijim, mundësi për reshje lokale.

Temperaturat do të mbesin mbi vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga 9C deri në 12C, e ato maksimale nga 24C deri në 26C.

Sot, më 24 prill, moti do të jetë më i ngrohtë, me vranësira dhe diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima.

Ndërsa gjatë dy ditëve të ardhshme, më 25 e 26 prill, parashihet të jetë mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

Më 27 prill, po ashtu do të jetë mot i ngrohtë, por pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-4 m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbresë rreth vlerave normale.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme