Në Pejë ndalet një veturë me mbishkrimin “POLICE”

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 16:33 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka ndaluar në Pejë një veturë të tipit Mercedes me targa të huaja, por që në dyert e para anësore gjendej mbishkrimi “POLICE”.

PK ka njoftuar se ndaj të dyshuarit është hapur rasti sipas ligjit në fuqi.

“Pas ndërmarrjes së veprimeve policore dhe konsultimeve me prokurorin kompetent, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast në pajtim me ligjin në fuqi, respektivisht sipas kodit penal të RKS-së, për procedim të rregullt sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Në fund, PK ka informuar qytetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës se veprime të tilla mund të jenë të lejuara në shtete të tjera, por në Kosovë duhet të respektohen ligjet e aplikueshme që janë në fuqi. “Përndryshe masa ligjore do të aplikohen për çdo shkelje të raportuar”, thuhet më tej në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme