Për Pavarësi, ndihmohen 12 familje skamnore në Suharekë

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 18:07 | Nga

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar sot 12 familje skamnore në fshatin Grejçefc të Suharekës.

Përveç gjërave ushqimore dhe higjienike, këtyre familjeve iu dhuruan edhe veshmbathje, raporton Ekonomia Online.

Banorët e këtushëm thonë se në këtë lagje që gjendet në thellësi të malit po kanë vështirësi të shumta, andaj ndihmën e kësaj shoqate e vlerësuan shumë dhe i falenderuan.

Ata thonë se të vetmit që i vizitojnë dhe u ndalin në ndihmë janë djelmoshat e shoqatës në fjalë, të cilët sipas tij për cdo festë iu dërgojnë gjëra ushqimore, por edhe veshmbathje.

Halil Kastrati, përfaqësues i Shoaqta bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, thotë se këtë lagje e vizitojnë herë pas here dhe tregoi se 12 familje këtu jetojnë në gjendje të rëndë social.

Ai apeloi tek të gjithë që të japin kontributin e tyre në zbutjen e kësaj gjendje, të cilën e cilëson si mjeruese.

Fotografia e Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit

Të ngjashme