Në Prishtinë shpaloset “gjenocidi i Serbisë”

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 11:14 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nderë të 9-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, hapi ekspozitën e autorit Asllan Krasniqi me tematikë “Eksodi i shekullit të kaluar – Lufta kundër harresës”, në sheshin “Nëna Terezë”, në Prishtinë.

Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka tha se në 27-vjetorin e themelimit të shoqatës, por edhe në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, kanë vendosur që t’i shpalosin disa raste të dhimbshme të gjenocidit serb, raporton Ekonomia Online.

“Arsyeja e kësaj është edhe se këto ditë edhe po gjykohet kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kinse për krime ndërsa krimet i kanë bërë vetë serbët të cilët po mundohen t’i fshehin dhe kriminelët janë vetë Serbia”.

Ai më tej tha se përmes kësaj ekspozite synojnë të rikthejnë kujtesën, ngase sipas tij po harrohen disa gjëra që nuk duhet t’i harrojmë.
“Nëse falim mund të falim për shkak të zemërgjerësisë, por asnjëherë mos t’i harrojmë. Baza kryesore për një akuzë ndërkombëtare për një gjenocid në Kosovë është dëbimi i 1 milionë shqiptarëve me dhunë nga Kosova”, tha ai.

Ekspozita do të jetë e hapur ku të gjithë qytetarët do të mund t’i shohin fotografi përmes të cilave shpaloset një pjesë e historisë së përvuajtshme të popullit shqiptar të Kosovës.

Të ngjashme