Nesër bëhen 11 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova

Prishtinë | 20 Jan 2017 | 16:03 | Nga

Nesër shënohet 11-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e njëmbëdhjetë të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në “Velani” dhe tek familja Rugova.

Dr. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut.

Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën, dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike të cilët po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova më 23 dhjetor të vitit 1989, u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme