“Drejtësi për Astritin”, edhe shoqëria civile kërkon hetim të pavarur

Prishtinë | 13 Nën 2016 | 17:08 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “Drejtësi për Astritin”, një grup i qytetarëve të mbështetur nga pjesëtarë të shoqërisë civile, të hënën më 14 nëntor, me fillim nga ora 12, organizojnë protestë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë thirrur të dielën një konference për medie, para ndërtesës së Qeverisë. Sot ata ishin pak në numër, por për nesër kanë ftuar qytetarët të dalin sa më masivisht.

Besa Luzha kërkoi hetim “të pavarur” për zbardhjen e këtij rasti. Ajo u shpreh se në një shtet që pretendon të jetë demokratik është e tmerrshme të ndodhë “një vrasje e tillë”.

“Ne si qytetarë duhet të shqetësohemi. Në një institucion të thjeshtë, në një kompani të thjeshtë mos me kry punën mirë, dikush merr përgjegjësinë, suspendohet derisa të gjenden fajtorët. E një komandant i policisë e thotë fjalën e parë ende pa i marrë rezultatet e autopsisë. Krejt këto na shqetësojnë neve në çfarë shteti jemi duke jetu qysh, mundet me ndodh kjo”, tha Luzha, raporton Ekonomia Online.

Luzha e pranoi se protesta veçse është e politizuar, sepse Astrit Dehari ishte pjesë e një subjekti politik.

“Po normalisht se VV e ka anëtar të vetin dhe nuk ka se për çka të politizohet një çështje që ka qenë e politizuar prej fillimit, sepse është burgosur një djalë i ri për bindje politike si pjesëtar i një subjekti politik edhe me procedurat të cilat ende duhet me u hetu se si ka përfunduar në burg”, u shpreh Luzha.

Protesta mbështetet edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të ngjashme