Nesër ndahen çmimet për videot e fushatës #AsUne

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 14:55 | Nga

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, nesër do të ndajë çmimin e videos më të mirë të përgatitur nga të rinjtë në kuadër të fushatës së vetëdijesimit publik #AsUne.

Fushata u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të mos votojnë për kandidatët e përfshirë në aktivitete të korrupsionit.

Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile “Demokracia në Veprim” e udhëhequr nga Instituti Demokratik i Kosovës, i mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë më 1 qershor 2017 lansoi fushatën për vetëdijesimin publik, e cila do të zgjasë edhe gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

Fushata gjithëpërfshirëse në Kosovë që synon vetëdijesimin e qytetarëve dhe edukimin e votuesve do të fokusohet në zgjedhjet parlamentare dhe komunale.

Të gjitha aktivitetet janë paraparë nën temën “Votimi i bashkuar kundër kandidatëve të korruptuar” me simbolin #AsUne.

Çmimet e tjera do të prezantohen nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, alpinistja Arineta Mula dhe gazetarët Astrit Gashi dhe Imer Mushkolaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme