Nesër protestë në Skenderaj për Sami Lushtakun

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 18:58 | Nga

Punëtorët e Administratës Komunale dhe ata të Shëndetësisë kanë paralajmëruar se nesër (e mërkurë) do të protestojnë për një orë para objektit të Komunës së Skenderajt, për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit për Sami Lushtakun, kryetar i kësaj komune.

“Këshilli i Punëtorëve të Administratës Komunale dhe Shëndetësisë në Komunën e Skenderajt ka bërë thirrje për protestë një orëshe para objektit të Komunës së Skenderajt, për të shprehur kundërshtimin e tyre me rastin e publikimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit kundër Sami Lushtakut. Protesta ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po i bëhen kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, me procese të motivuara politikisht. Organizatorët e protestës do t’i bëjnë thirrje Gjykatës Supreme ta zhveshë drejtësinë nga politika. Protesta do të mbahet para objektit të Komunës së Skenderajt në orën 8:00 deri në orën 09:00”, është thënë në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme