“New Born” bëhet “No Walls” për nëntëvjetorin e Pavarësisë

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 13:47 | Nga

Edhe këtë vit obeliskut që u ngrit ditën kur u shpallë pavarësia e vendit iu ndryshua pamja.

“New Born”-i çdo vit merr pamje tjetër në prag të festës së pavarësisë.

E këtë vit nga obelisku janë rrëzuar dy shkronja, N dhe W dhe është shkruar me ngjyrë “No Walls” (Pa mure).

Sipas ideatorit të kësaj vepre, Fisnik Ismajli, kjo simbolizon rrëzimin e mureve.

“Kjo është edhe një shenjë proteste për t’i kundërshtuar muret që po ndërtohen në Kosovë”, ka thënë Ismajli, i cili është deputet i Vetëvendosjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme