Nga nesër më nxehtë

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 16:56 | Nga

Pas disa ditësh të acarta, nga e premtja, më 2 mars, do të nisë ngritja e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin mes 3 dhe 4 gradë Celsius.

Këto vlera të temperaturave pozitive do të ndikojnë në shkrirjen e ngadalshme të borës gjatë ditës derisa gjatë natës dukuria e shkrirjes do të jetë më e ngadaltë meqë do të ketë vlera negative të temperaturave.

IHMK parashikon që të ketë edhe reshje shiu dhe bore me intensitet të dobët.

“ Në mëngjes do të ketë ngrica të cilat do të vështirësojnë komunikacionin, kurse në shumë territore do të paraqitet edhe mjegulla si dukuri meteorologjike”, njofton IHMK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme