Ngrihet aktakuzë për dëmtim të trashëgimisë kulturore

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 14:55 | Nga

Një qytetar nga Prizreni ka rrënuar një shtëpi e cila ishte në listën e trashëgimisë kulturore. Kjo ka bërë që Prokuroria Themelore e Prizrenit të ngritë aktakuzë kundër këtij personi për shkak se kjo konsiderohet vepër penale sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Komunikata e plotë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër personit A.M., për shkak të veprës penale, dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar  e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës,  nga neni 363, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri A.M., më 18 dhjetor 2017, në Qendrën Historike të Prizrenit, në rrugën ‘’Mbreti Zog’’, dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, në atë mënyrë që rrënon shtëpinë e familjes ‘’Myftiu’’, shtëpi kjo e cila ishte nën mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, në bazë të Vendimit numër 4274/2017 të datës 10.10.2017 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me të cilin vendim hynë në listën e trashëgimisë kulturore për periudhën 10.10.2017 deri më 10.10.2018, me numër unik 507, e përfshirë me numër rendor 824, ku edhe përkundër ndalim-punimit nga Inspektorati Komunal, të pandehurit kanë kaluar shiritin ‘’Ndalohen Punimet’’, duke i futur punëtorët dhe makineritë (ekskavator dhe kamion), me ç’ rast ka rrënuar në tërësi objektin në fjalë, pasi që e njëjta i ishte shitur personit F.G.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme