NISMA bën homazhe në Gllogjan, Limaj vlerëson lart “Epopenë e Dukagjinit”

Prishtinë | 24 Mar 2018 | 14:18 | Nga
Nisma Socialdemokrate ka bërë homazhe me rastin e 20-vjetorit të zhvillimit të betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan e njohur si beteja e Dukagjinit.
Me këtë rast kryetari i Nismës, Fatmir Limaj e ka vlerësuar lart betejën e zhvilluar 20 vite me parë. Limaj ka thënë se sot me krenari kujtojnë e shënojmë 20-vjetorin e betejës së shpresës, e cila, sipas Limajt, çoi Kosovën drejt lirisë.

Pa 24 marsin e vitit 1998, Limaj thotë se nuk do të ndodhte as 24 marsi i vitit 1999 duke aluduar në nisjen e bombardimeve të Serbisë nga ana e NATO-s.

“24 marsi i vitit 1998 është fillimi i atij zgjerimi të madh për të çuar deri në fund amanetin e komandantit legjendar Adem Jashari”, ka thënë ndër të tjera Limaj.

Të ngjashme