NISMA e shqetësuar për vendimin ndaj Haradinajt

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 14:33 | Nga

NISMA për Kosovën shpreh shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e sotëm të autoriteteve gjyqësore franceze, që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të mos kthehet në Kosovë, por vetëm të lirohet me kusht.

“NISMA për Kosovën beson fuqishëm se mbajtja e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Francë dhe ky proces kundër tij i iniciuar nga një fletarrest i Serbisë, është plotësisht i padrejtë, dhe si i tillë do të marrë përgjigje shumë shpejt në favor të Haradinaj”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti politik.

NISMA për Kosovën kërkon nga organet e drejtësisë në Francë që të përshpejtojnë procedurat dhe t’i japin fund çfarëdo mase kundër Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme