Nisma e të Rinjve: Qeveria po neglizhon çështjen e të pagjeturve

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 17:21 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përmes një aksioni simbolik para objektit të Qeverisë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka shënuar Ditën Kombëtare për Personat e Pagjetur.

Sipas përfaqësuesve të kësaj Nisme ideja e këtij aksioni është kritika ndaj Qeverisë për siç thanë ata, dështim të futjes së temës së të pagjeturve në dialog me Serbinë në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

Ata thanë se Qeveria e Kosovës më shumë iu ka kushtuar rëndësi temave të tjera. Zinxhirët të lidhur në këto kuti sipas tyre simbolizojnë insistimin e Qeverisë për tu arritur këto marrëveshje derisa tema e të pagjeturve nga ana e Qeverisë për ta po trajtohet si periferike.

Bjeshka Guri aktiviste e kësaj nisme tha se që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, 18 vite më parë, fati i mbi 1600 personave të cilët konsiderohen si të pagjetur ende nuk trajtohet me seriozitet nga Qeveria e Kosovës.

Sipas saj familjarët e viktimave dhe shoqëria kosovare vazhdon të përballet me mohimin e së drejtës për të ditur të vërtetën dhe të drejtës për drejtësi.

“Përkundër kërkesave të shoqërisë dhe familjarëve të personave të pagjetur, Qeveria e Kosovës u ka kushtuar rëndësi të veçantë temave të tjera por ka dështuar të fus këtë temë në dialogun e Brukselit, për shkak të mosinteresimit të palës serbe”, ka thënë ajo.

Guri ka thënë se që nga paslufta çështja e të pagjeturve është neglizhuar nga të gjitha qeveritë.

“Ne insistojmë që shoqëria kosovare nuk do të mund të arrij tek një paqe të qëndrueshme dhe pajtim pa u adresuar çështjet që lidhen me luftën, përfshirë fatin e personave të pagjetur. Kjo njëherit është vërejtje për të gjitha Qeveritë e pasluftës, të cilat kanë neglizhuar këtë çështje. Që nga viti 2008, kemi kërkuar përkushtim nga faktorët relevant dhe angazhim më të madh për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, ndonëse kemi hasur në vesh të shurdhër, kurse familjarët janë injoruar përmes deklaratave shterpe nga qeveritarët duke e trajtuar këtë çështje si krejt periferike”, ka thënë ajo.

Të ngjashme