Një delegacioni UNICEF-it vizitoi një çerdhe në Prishtinë

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 13:20 | Nga

Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me drejtoreshën rajonale të UNICEF-it për Evropë dhe Azi Qendrore, Afshan Khan, vizituan çerdhen “Shkronjat” në lagjen Arbëria, çerdhe kjo me bazë në komunitet.

Menaxhimi i çerdhes nga prindërit dhe komuna, ku komuna subvencionon për fëmijët që janë nga familjet me të ardhura më të ulëta, është formulë e veçantë në të cilën UNICEF është i gatshëm të ndihmojë tutje.

Si Komunë e Prishtinë, falënderojmë UNICEF-in për ndihmën e dhënë në rregullimin e këndeve të leximit nëpër çerdhet me bazë në komunitet, dhe do të punojmë tutje së bashku për ngritjen e kapacitetet të edukatoreve që punojnë nëpër këto çerdhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme