“Një Miliard në Këmbë” në solidaritet kundër shfrytëzimit të grave

Prishtinë | 14 Shk 2017 | 10:13 | Nga

Fushata vetëdijesuese mbarëkombëtare One Billion Rising apo “Një Miliard në Këmbë” do të organizohet edhe këtë vit për të katërtën herë në Kosovë, kësaj radhe në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Me 14 shkurt 2017, në gjithë botën organizohet fushata One Billion Rising, si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë si dhe në sheshi “Mehë Uka” në Mitrovicë do të jehojë nga muzika, performancat dhe marshi i bashkuar nga gratë dhe burrat që e dënojnë shfrytëzimin e grave.

Sipas statistikave, një në tri gra në planet, dhunohet apo rrihet gjatë jetës së saj që do të thotë “Një Miliard Gra dhe Vajza”.

“Çdo shkurt ne ngritemi në qindra vende të botës, për t’i treguar komuniteteve tona lokale dhe botës se si duken Një Miliard Gra dhe Vajza, si dhe për të hedhur dritë mbi mosndëshkimet dhe padrejtësitë me të cilat të mbijetuarat çdo ditë përballen”

“Ne ngritemi përmes vallëzimit për të shprehur gëzimin dhe komunitetin dhe për të festuar faktin se ne nuk jemi të mposhtura nga kjo dhunë”

“Ne ngritemi që të tregojmë se jemi të vendosura për të krijuar një lloj të ri të vetëdijes – atë ku dhuna do të rezistohet deri sa të jetë e paparamendueshme.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme