Norvegjia përkrah projektet e përbashkët ndërkufitare Kosovë-Shqipëri

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 16:16 | Nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Ferat Shala ka pritur ambasadorin e Norvegjisë për Kosovë dhe Shqipëri, Per Strand Sjaastad, të cilin e ka falënderuar për ndihmën në vazhdimësi që i ka dhënë Qeveria norvegjeze MMPH-së, veçanërisht në çështjen e kadastrit.

Po ashtu Shala e njoftoi me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bëhen në këtë ministri.

Takimi kishte fokus vazhdimin e bashkëpunimit me projektet që janë mbështetë nga Qeveria e Norvegjisë akorduar në fushat që mbulon kjo ministri e me theks të veçantë në sektorin e Kadastrit.

Në ndërkohë ministri Shala dhe ambasadori norvegjez u pajtuan në mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe implementimin e një pjese të projektit të përbashkët Kosovë–Shqipëri “Profesionistët e Rinj për Zhvillimin ndërkufitar” të Komunave ndërkufitare Gjakovë-Has-Tropojë-Prizren-Kukës.

Ambasadori norvegjez Per Strand Sjaastad, e falënderoi për pritjen dhe për gatishmërinë në vazhdimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Norvegjisë dhe po ashtu e njoftoi se janë duke i përgatitur planet për projekte për vitet 2018 e tutje.

Ministri Ferat Shala dhe Ambasadori Per Strand Sjaastad u dakorduan për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit reciprok.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme