Nxënësit me çanta të rënda 10 kilogramë

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 09:26 | Nga

Rinor Qehaja, drejtor ekzekutiv i Institutit “EdGuard”, ka bërë publike të dhënat e një hulumtimi që kanë bërë në disa shkolla, lidhur me matjen e çantave të nxënësve në fshatra edhe në qytete.

Të dhënat kanë dalur tepër shqetëuese.

Sipas tij, shqetësimi më i madh është për peshën e çantës së nxënësve të ciklit të ulët.

“Sidomos, është e rëndë në peshë çanta e nxënësve të klasave të gjashtë. Pesha më e madhe ka qenë deri në 10 kilogramë, një mesatare pesha e çantës është rreth 6 kilogramë”, ka thënë Qehaja për RTK.

Ai ka treguar se fëmijët ankohen kryesisht për dhimbje të shpinës, si pasojë e peshës së çantës.

Sipas Qehasë nxënësit e shkollave në Perëndim i kanë dollapët në shkolla dhe një numër të madh të librave i lënë në shkolla, kurse te ne nxënësit obligohen t’i bartin librat në shtëpi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme