Obiliqi i bashkohet kampanjës “Rinia në administratë, fuqi për të ardhmen”

Prishtinë | 10 Shk 2017 | 11:43 | Nga

Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, priti në takim kryetarin e Këshillit të Rinisë Evropiane, Avdullah Hasanin me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim u diskutua për fillimin e angazhimeve të përbashkëta në interes të reformimit të Administratës me gjeneratën e re.

Me këtë rast kryetari Xhaferi e siguroi kryetarin e Rinisë Evropiane se edhe Komuna e Obiliqit do t’i bashkohet kampanjës nacionale “Rinia në administratë, fuqi për të ardhmen”.

Hasani e falënderoi kryetarin Gashi për qasjen e tij konstruktive nda rinisë dhe e garantoi atë se do të bashkëpunojë ngushtë për realizimin e objektivave të kësaj kampanje.

Për gjatë një viti do të punojmë bashkë për realizimin e objektivave të kësaj kampanje.

Fotografia e Avdullah Hasani

Fotografia e Avdullah Hasani

Fotografia e Avdullah Hasani

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme