Obiliqi përmbyll ushtrimin fushor për reagim në raste emergjente

Obiliq | 16 Mar 2017 | 15:04 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Obiliqit ka përmbyllur ushtrimin fushor për reagim në raste emergjente “Veprimi i Shpejtë 10”. Ushtrimi fushor është bërë në bashkëpunim në mes Komunës së Obiliqit, FSK-së, KEK-ut, QKMF-së dhe KFOR-it.

Skenari i ushtrimit fushor ishte: Termet me epiqendër Komuna e Obiliqit , me pasoja të mëdha dhe dëmtime në TC “Kosova A”. Në këtë aktivitet janë zhvilluar gjashtë operacione në kuadër të ushtrimit fushor.

Kësaj here për herë të parë në këtë ushtrim ishin prezentë edhe studentë të Fakultetit të Sigurisë Publike.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se ky është një operacion i përbashkët me të gjithë aktorët që merren me çështje të kërkim shpëtimit dhe trajtimet e të gjithë atyre që mund të pësojnë lëndime në rast të situatave emergjente dhe katastrofave të ndryshme.

Kryetari Gashi tha se ky ushtrim ishte në koordinim me zjarrfikësit, shërbimet shëndetësore dhe policia, raporton Ekonomia Online.

“Ishte për neve një veprim i mirë dhe i koordinuar në mes të gjithë këtyre aktorëve në demonstrimin e kryerjes së obligimeve të tyre në situata të jashtëzakonshme, në veçanti është me i përgëzuar FSK-në që ka përfunduar një aktivitet jashtëzakonisht të mirë dhe ka dhënë një dëshmi shumë për ndërrimin e misionit që tani pritet shumë shpejtë të ndërrohet me ligj dhe marrjen e detyrave të reja”, ka thënë kryetari Gashi.

Ai ka thënë se në këtë ushtrim ka pasur edhe demonstrime të ndryshme si në kërkim shpëtim dhe në asgjësim të forcave të armikut në bashkëpunim me të gjithë aktorët e cekur më lartë.

“Unë preferoj që edhe komunat tjera edhe institucionet tjera të ofrojnë mundësi për trajnime të tilla me qëllim që të vetëdijesohemi të gjithë që në situata të jashtëzakonshme të veprojmë bashkë”, ka shtuar ai.

Kurse gjenerali i FSK-së, Gëzim Hazrolli, pas përfundimit të këtij ushtrimi ka thënë se ky i fundit ka qenë shumë i suksesshëm falë angazhimit të të gjitha institucioneve.

“Ushtrimi ka qenë i suksesshëm falë angazhimit të të gjithë institucioneve duke filluar nga kryetari i komunës, Policisë së Kosovës, Agjencisë të Emergjencave, Zjarrfikësve, Kryqit të Kuq dhe të gjitha institucioneve lokale dhe qendrore. Misioni ynë është që dalëngadalë të punojmë së bashku me institucionet lokale dhe qendrore që kapacitetet të menaxhimit të mbrojtjes civile t’i bartim dhe së bashku të ngrisim nivelin e gatishmërisë për raste të nevojave”, tha ai.

“Ky ishte ndër ushtrimet më të suksesshme por pa dyshim që edhe në këtë ushtrim kemi gjetur shumë mësime të mësuara” ka thënë ai.

I pyetur se si e konsideron procesin nëpër të cilin pritet të kalojë FSK-ja ai tha se sot kanë ardhur që të ngrisin bashkëpunimin me komunën dhe institucionet tjera.

“Sot jemi në këtë ushtrim dhe prioritet i joni ka qenë që të zhvillojmë një ushtrim dhe të ngrisim bashkëpunimin me komunën dhe institucionet tjera dhe ky është misioni që kemi pasur si synim dhe mendoj se ka qenë ushtrim i suksesshëm”, ka pohuar Hazrolli.

Ushtrimi fushor në komunën e Obiliqit ka zgjatur tri ditë.

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: 6 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: tree, sky, outdoor and nature

Image may contain: outdoor

Image may contain: one or more people and outdoor

Image may contain: one or more people, sky and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor

Të ngjashme