Oficeri i FSK-së shpallet më i miri në Akademinë Ushtarake Britanike

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 13:29 | Nga

Oficeri i FSK-së, Xhevahir Hasanaj, mori sot çmimin si kadeti me i mirë i huaj në fushën ushtarake, akademike dhe praktike.

Çmimin ia dorëzoi kryeministrja britanike, Theresa May.

Oficerët tanë të rinj, Xhevahir H. Hasanaj dhe Arlind I. Bajrami, diplomuan sot në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe, e cila është një prej akademive më prestigjioze në botë.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Image may contain: one or more people, people standing, shoes, tree, sky, grass, outdoor and nature

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme