Ora e faljes së Fiter Bajramit të premten

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 13:21 | Nga

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i Ramazanit përfundon ditën e enjte, më 14 qershor.

Dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të premten, më 15 qershor.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Manifestimi fillon në ora 04:10, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga drejtori i Medresesë, Jakup Çunaku. Namazi i Fitër Bajramit falet në ora 05:34 minuta të cilit do t’i prijë, Resul Rexhepi-sekretar i përgjithshëm i BIK-ut.

Hytben e Fitër Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme