OShP-ja kthen në rivlerësim tenderin për lëndë pastrimi të metaleve

Prishtinë | 11 Qer 2018 | 08:34 | Nga

Korporata Energjetike e Kosovës ka rekomanduar për kontratë operatorin ekonomik që nuk i kishte plotësuar kriteret që ia kishte vënë vetë ajo në një dosje tenderi.

Kjo korporatë ka vepruar në kundërshtim edhe me Ligjin e prokurimit publik (LPP), duke shkelur disa nene të tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) thuhet se Autoritetit Kontraktues (KEK-u) gjatë ekzaminimit, vlerësimit dhe krahasimit të tenderëve nuk kishte vepruar konform nenit 59 dhe 60 të LPP-së.

“Paneli shqyrtues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, shqyrtimit të pikave pretenduese të parashtruesit të ankesës, konstatimeve, analizës konkrete dhe rekomandimeve të ekspertit shqyrtues, deklarimit të palëve në procedurë, diskutimeve dhe shoshitjes së provave në tërësi gjatë seancës për shqyrtim kryesor, sqaron se OE i rekomanduar për kontratë nuk kishte ofertuar konform specifikimeve teknike”, thuhet në arsyetimin e vendimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Të ngjashme