OVL e UÇK: Prokuroria ia ka huqë dhe ka gënjyer

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 15:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, thotë se Prokuroria Speciale ia ka huqur dhe se ka gënjyer në rastin e “veteranëve mashtrues”.

“Nuk janë 80 mijë aplikacione, s’qëndron fare. Nuk është e vërtetë janë rreth 65 mijë aplikacione. Prokuroria ia ka huqë këtu me 80 mijë. Nuk po du të flas atë fjalën banale, por ka gënjyer”, ka deklaruar Gucati.

OVL e UÇK-së kërkon nga Qeveria e Kosovës të fillojë rivlerësimin e të gjithë procesit me anë të një komisioni të ri, raporton EkonomiaOnline.

“Qeveria e Kosovës të fillojë rivlerësimin e të gjithë procesit me anë të një komisioni i cili do të punonte në bazë të kritereve të përcaktuara me ligj,” insiston Gucati.

Ai i bënë thirrje veteranëve që të mos bëhet asnjë veprim rreth ankesave në prokurori.

OVL e UÇK-së pretendon se Prokuroria ka dalë jashtë kompetencave të veta.

“Mënyra që ka zgjedhur Prokuroria Speciale duke u shndërruar vetëm nga një organ riverifikues nuk qon drejtë një zgjidhjeje efikase por më tepër mund të shkaktojë kaos juridik,” shprehet Gucati në një konferencë për medie, pas  mbledhjes së kryesisë së kësaj organizate.

Të ngjashme