Pacienti kosovar i klinikës psikiatrike, mbyt pacientin tjetër

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 15:54 | Nga

Një pacient 33 vjeçar i ardhur rishtas, me shtetësi kosovare në një moment sa ishte pa mbikëqyrje, e ka sulmuar fizikisht pacientin tjetër, një plak 85 vjeçar.

Në natën mes të enjtes dhe të premtes në Klinikën Psikiatrike St.Urban të Lucernit një pacient ka sulmuar pacientin tjetëri cili ka vdekur nga plagët e shkaktuara, shkruan srf.ch.

Një pacient 33 vjeçar i ardhur rishtas, me shtetësi kosovare në një moment sa ishte pa mbikëqyrje, e ka sulmuar fizikisht pacientin tjetër, një plak 85 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Siç bën të ditur policia, plaku ka vdekur pak kohë më vonë nga plagët e rënda që ka marrë.

Sulmuesi pastaj kishte arritur të arratisej nga klinika por pak më vonë ishte gjetur në afërsi. Ai, sipas komunikatës, ishte sjellë në spital për shkak të një çrregullimi të rëndë psikosocial. Prokuroria Publike ka iniciuar hetimet

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme