Pacolli i del në mbrojtje Lumezit

Prishtinë | 15 Nën 2017 | 15:07 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka përshëndetur hetimin e procesit ndaj kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit pas akuzave të ish-rektorit Enver Hasani për falsifikim të provimit të Jurisprudencës nga ana e Lumezit.

“Shpresoj që me perfundimin e procesit hetimor ndaj kryeprokurorit Lumezi, doli në pah e vërteta rreth manisë së ish kryetarit të Gjykatës Kushtetese të Kosovës për tē ndërtuar situata të pavërteta, kauza false dhe gënjeshtra”.

“Edhe në rastin tim ai pati deklaruar që gjoja njerëzit e mi i janë ofruar me para për të vendosur rastin ndryshe. Rasti sikur ky i Lumezit, më bën të dyshoj se mund të jetë e kundërta, ndoshta ish kryetari i Gjykatës, ka marrë para për të marrë një vendim të tillë skandaloz në rastin tim si president i Kosovës(të cilin gjykatësit e huaj në Gjykatën Kushtetuese e cilësuan si skandaloz dhe absurd). Ende, ka shumëqka duhet të zbulohet rreth këtij far …”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme