Pacolli kishte mysafirë të veçantë

Prishtinë | 08 Pri 2017 | 11:08 | Nga

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka pritur dje në shtëpinë e tij shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka thënë se Kadare është një figurë që bashkon kombin dhe që e lartëson imazhin e shqiptarit në botë.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Mysafirë të DASHUR në shtëpinë time..

Dje në shtëpi kisha një mysafir të rrallë, një figurë që bashkon kombin, që e lartëson imazhin e shqiptarit në botë me talentin dhe gjeninë e tij, ISMAIL KADARE me zonjën e tij HELENA.

Biseduam për Kombin dhe probleme të tjera.

Shumë i nderuar që isha mikpritës i shkrimtarit të madh dhe mbrojtësit të spikatur të Kosovës në botë!” (sic.), ka shkruar Pacolli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme