Pajaziti: BE-ja të ndërmjetësojë për lirimin e Thaçit

Prishtinë | 17 Tet 2016 | 18:15 | Nga

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti ka thënë se Bashkimi Evropian nuk duhet të heq dorë nga të bërit presion qeverisë Serbe për lirimin e Komandantit rajonal të Mitrovicës, Nehat Thaçit nga burgjet serbe.

Pajaziti për Indeksonline ka deklaruar se, Kuvendi i Kosovës, më anë të rezolutës e ka obliguar BE-në, që të ndërmjetësoj me palën serbe për lirimin e Thaçit.

“Ne në parlament e patëm një debat të iniciuar nga deputetët duke pasuar më një rezolutë që ka dalë prej shumicës së deputetëve ku iu bëhet thirrje institucioneve ndërkombëtare sidomos BE-së që të ndërmjetësojë në këtë rast”, ka thënë ai.

Pajaziti këtë arrestim nga shteti serb e ka quajtur veprim politik më anë të cilit Serbia synon t’i adresojë disa çështje tjera politike në raport me Kosovën.

“Në shumicën e informacioneve dhe që janë transmetuar përmes deputetëve del se arrestimi i Nehat Thaçit është politik me vetë faktin se ai ka udhëtuar disa here më herët. Në kemi kërkuar një ndërhyrje prej institucioneve ndërkombëtare sepse Serbia nuk hera e parë që ka bërë veprime të tilla politike dhe nuk është hera e parë që i shfrytëzon institucionet e drejtësisë për veprime tilla”, ka thënë Pajaziti.

Ai ka deklaruar se nuk ka mesazh me serioz se sa parlamenti të debatoj që të nxjerr një rezolutë me anë të së cilës kërkohet lirimi i tij policit kosovar dhe se BE-ja duhet ta kuptoj këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme