Paralajmërohet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Prishtinë | 17 Dhj 2017 | 08:47 | Nga

Është paralajmëruar protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Madje, për këtë është hapur një faqe në rrjetin social Facebook, me emrin “Protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike“.

Siç thuhet në një njoftim të kësaj faqeje, qëllimi i kësaj faqe është lehtësimi i organizimit të protestave për parandalimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

“Përmes kësaj faqe do të informohen qytetarët e Kosovës për hapat që do të ndërmerren në organizimin e protestave paqësore deri në përmbushjen e kërkesave të protestuesve”, thuhet në njoftimin e faqes.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar përmes një raporti të publikuar gjatë javës, se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është rritur në muajin nëntor, krahasuar me muajin paraprak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme