Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 09:16 | Nga

Sot parashihet të mbajë mot i mirë dhe me vransira kalimtare. Gjatë ditës nesërme pritet një rritje e lehtë temperaturat në mëngjes dhe mesditë. Kështu pritet të vazhdojë deri ditën e mërkurë

Në fillim të javës masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të sjellin mot më të ngrohtë, kryesisht me diell. Të martën dhe mërkurën do të ketë edhe vransira, por kryesisht të larta.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 5C deri në 8C, e ato maksimale në fundjavë do mbesin rreth 20C, e në fillim të javës do të rriten deri në 23C.

Era do të fryejë e lehtë kryesisht nga verilindja 1-6m/s. Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme