Parashikimi i motit për ditët në vijim

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 07:58 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për pesë ditët e javës që po vijnë pa përfshirë vikendin.
Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike dy ditët e para të javës parashihen të jenë kryesisht të vranëta dhe kohë pas kohe të përcjellura me reshje shiu, do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

Nga dita e mërkurë e tutje do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale të cilat do të lëvizin gjatë kësaj jave do të jenë nga 5-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 5m/s

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme