Parashikimi i motit për këtë javë

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 08:16 | Nga

Pas këtyre ditëve me temperatura të larta, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion labil atmosferik.

Sipas njoftimit nga Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nga dita e hënë deri të mërkuren moti nuk do të jetë stabil , i përcjellur me erëra dhe riga shiu të cilat vende-vende rigat do të shndërrohen në reshje të intensitetit mesatar, transmeton Ekonomia Online.

Si pasojë e luhatjeve të temperaturave dhe këtyre erërave gjatë gjysmës së parë të javës do të ketë kushte edhe për shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 17-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi mbi 12 m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme