Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 12:42 | Nga

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërishtë i vranët. Vranësiarat të mërkuren kanë mundësi që nëpër territore të caktuara të shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s.

Fundjava parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike e përcjellur me reshje shiu dhe bore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme