Parashikimi i motit për sot

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 08:26 | Nga

Meteorologët, për sot parashohin mot me vranësira të pjesshme të cilat në orët e mbrëmjes mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe riga lokale shiu.

Temperaturat do të sillen prej 6 deri në 21 gradë Celsius.

Nesër në pjesën e parë të ditës, pritet të ketë vranësira të pjesshme të cilat me kalimin e kohës do të shpërndahen.

Në të njëjtën kohë nga veriu pritet depërtim i masave të ftohta ajrore, kështu temperaturat do të shënojnë rënie, ato do të lëvizin në mes 4 e 18 gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim pritet të kemi mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe me çaste me diell. Temperaturat do të lëvizin në mes 3 e 20 gradë Celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme