Parashikimi i motit për vikend

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 09:39 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të dendura gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.

Temperaturat do të jenë të larta krahasuar me mesataret e viteve tjera. Gjatë ditës së diele pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me reshje shiu, por fushat termike mbesin te larta.

Temperaturat minimale do te lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale te ditës pritet te lëvizin ndërmjet 18-20gradë Celsius.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë , mbi vlerat e normales, duke e ruajtur këtë gjendje termike të troposferës. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/.s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme