Parashikimi i motit për vikend nga IHMK

Prishtinë | 11 Shk 2017 | 13:16 | Nga

Gjatë dy ditëve të vikendit vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme