Partia Ekologjike: Mjetet piroteknike përkeqësojnë gjendjen mjedisore

Prishtinë | 17 Dhj 2016 | 14:03 | Nga

Partia Ekologjike e Kosovës, ka reaguar përkitazi me ndotjen e mjedisit në përgjithësi, por të ajrit në veçanti. Kjo parti përmes një komunikate për media ka theksuar se këtë situatë të krijuar e rëndon edhe më shumë përdorimi i mjeteve piroteknike, e cila tashmë vetëm sa ka filluar.

Sipas kësaj partie, mjetet piroteknike gjatë përdorimit të tyre jashtë normave dhe rregullave, lirojnë gazra jo të këndshme, madje mjaft; helmuese, të cilat në masë bukur të madhe do të rëndojnë gjendjen ekologjike dhe të mjedisit, andaj kërkon nga organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura.

Kjo është komunikata e plotë e kësaj partie:

Për fat të mirë, ditëve të fundit në Kosovë është alarmuar mjaftë mirë problemi i ndotjes së mjedisit në përgjithësi e ajo e ajrit në veçanti. Partia Ekologjike e Kosovës, gjatë tërë vitit ka shkruar komunikata, ka organizuar tryeza të rrumbullakëta dhe konferenca për shtyp, nga të cilat janë shpreh shqetësimet tona lidhur me gjendjen jo të mirë të mjedisit dhe ekologjisë në Kosovë.

Fatmirësisht kësaj here na doli në mbështetje Ambasada Amerikane, e cila duke qenë e sinjalizuar për mos transparencën e matjeve të ndotjes nga institucionet vendore, e bërën vetë matjen dhe konstatuan cilinë e ajrit, nga të cilat rezulton gjendja alarmante, me pasoja shumë të mëdha për shëndetin e njeriut.

Mirëpo, një gjendjeje të tillë, tani gjatë festave të fund vitit në masë të madhe e rëndon edhe përdorimi i mjeteve piroteknike – fishekzjarrët në Republikën e Kosovës të cilat përdoren nga qytetarët e pandërgjegjshëm, fëmijët dhe shumë qytetarë të tjerë, në vend e pa vend, në çdo kohë, ditë apo net kur njerëzit, fëmijët dhe gratë shtatzëna shëtisin, e që nga krismat dhe bubullimat e tyre fitojnë stres dhe trauma. Në këto raste nuk mungojnë as lëndimet, madje shumë serioze të cilët kërkojnë ndihma urgjente mjekësore.

Shitja e mjeteve piroteknike, pak kohë para fillimit të festave të fund vitit duke vazhduar gjer pas vitit të ri, po marrin hovë në të gjitha qytetet e Republikës së Kosovës, e në veçanti në rrugët e kryeqytetit tonë. Edhe pse me ligj është e ndaluar shitja e këtyre mjeteve për persona nënë moshën 18 vjeç, mjetet piroteknike shiten kudo dhe pa asnjë problem të veçantë.

Mjetet piroteknike gjatë përdorimit të tyre jashtë normave dhe rregullave, lirojnë gazra jo të këndshme, madje mjaft; helmuese, të cilat në masë bukur të madhe do të rëndojnë gjendjen ekologjike dhe të mjedisit, aktualisht ajrin i cili është shumë i ndotur, si shkaktar të drejtpërdrejtë të rrezikimit të shëndetit të qytetarit tonë.

Andaj, Partia ekologjike e Kosovës kërkon nga institucionet tona shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Industrisë dhe tregtisë, Dogana e Kosovës, inspeksioni i komunave, që urgjentisht, sa më par që është e mundur të ndërmarrin masa, që nga importimi, transporti, magazinimi dhe përdorimi, si dhe çdo importuesi , tregtarëve dhe qytetarëve, ti udhëzoj dhe tua bëjnë të qartë për masat të cilat do të pasojnë dhe me të cilat do të përballen aktorët në fjalë.

Por gjithashtu, Partia Ekologjike e Kosovës, me seriozitetin më të madh, edhe me këtë rast, përkujton dhe apelon në përdorin e pakujdesshëm të fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike, sidomos nga të miturit , sepse mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarit të Kosovës.

Nga prindërit e në veçanti nxënësit e shkollave fillore, kërkojmë të përmbahen nga blerja dhe aktivizimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, sepse janë të rrezikshme dhe kanë implikime dëmtuese, qofshin ato të ndotjes apo shëndetit tonë në përgjithësi

Qeshtë e vërteta që duhet theksuar, se vitin e kaluar, në mënyrë drastike është përmirësuar vetëdija dhe disiplina e qytetarëve tonë në përdorimin e mjeteve piroteknike, krahasuar me vitet paraprak, por gjithmonë, edhe tani akoma ka hapësirë që kjo të bëhet edhe ke ata qytetarë të cilët nuk kanë arritur të dëgjojnë apelin tonë, por edhe të institucioneve shtetërore në përgjithësi.

Pasi që Republika e Kosovës ka marr për sipër obligimet ndërkombëtare lidhur me zbatimin e standardeve për mbrojtjen e ambientit ekologjik dhe të mjedisit, Partia Ekologjike e Kosovës kërkon, edhe për të satën herë, nga institucionet kosovare dhe subjektet politike që të kufizojnë shitjen dhe përdorimin e prodhimeve piroteknike dhe të zbatojnë masa të hollësishme në këtë fushë.

Të ngjashme