Partia Fjala bën homazhe në përvjetorin e masakrës së Qyshkut

Qyshk | 14 Maj 2018 | 13:44 | Nga

Në përvjetorin e masakrës së fshtrave të Pejës, Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan, anëtarët e Kryesisë së partisë Fjala Albert Zekaj dhe Fatum Krasniqi vizituan varrezat e dëshmorëve dhe u takuan me familjarët e të vrarëve, transmeton Ekonomia Online.

Në një komunikatë për medie, kjo parti thotë se masakra e kryer nga forcat serbe në të cilën mbetën të vrarë 100 civilë, është dëshmi e qartë për terrorin që ka kryer Serbia mbi popullatën civile.

“Kjo masakër që u krye më 14 maj 1999 nga forcat serbe, la të vrarë mbi 100 civilë të vrarë dhe të masakruar, është dëshmi e qartë për krimet dhe terrorin e forcave serbe që u krye mbi popullatën civile të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme