Pas tetë vjetësh ndërprerjeje pritet të nënshkruhet marrëveshja për pensione me Zvicrën

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 08:15 | Nga

Kur kanë kaluar tetë vjet që nga pezullimi i marrëveshjes në mes të Zvicrës dhe Kosovës lidhur me pensionet e kosovarëve që kanë punuar e jetuar në Zvicër, së shpejti pritet që të nënshkruhet marrëveshja e re, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi që të mërkurën Këshilli Federal Zviceran ka miratuar marrëveshjen e sigurimeve shoqërore mes shtetit të Zvicrës dhe atij të Kosovës, dhe ka autorizuar presidentin e Konfederatës zvicerane, Alain Berset, për të nënshkruar këtë marrëveshje. Marrëveshja pritet të nënshkruhet së shpejti dhe ajo hyn në fuqi tek pas miratimit nga parlamentet e të dyja vendeve.

Nga kjo marrëveshje pritet që pensionet e tyre t’i gëzojnë mijëra qytetarë të Kosovës që kanë jetuar e vepruar në Zvicër, por që pas pensionimit janë kthyer në Kosovë dhe nuk e kanë më shtetësinë e atij shteti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme