“Pastrimi” nesër në aksion për largimin e deponive ilegale

Prishtinë | 21 Pri 2017 | 17:20 | Nga

Kompania “Pastrimi”, Sh.a-Prishtinë, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), do mbajë aksionin për largimin e deponive ilegale, ky aksion do të përkrahet nga Shoqata “PAMKOS”, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), si dhe komunat në të cilat Kompania “Pastrimi, kryen shërbimin e mbeturinave.

Aksioni do të mbahet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës dhe për mesazh ka vetëdijesimin e qytetarëve për një ambient më të mirë dhe të shëndoshë.

Aksioni do të fillojë në orën 08-14 dhe agjenda e largimit të deponive të egra në Qytetin e Prishtinës do të jetë si në vijim:

Rr. Afrim Zhitija, pika 1

Rr. Afrim Zhitija, pika 3

Rr. Afrim Zhitija, pika 4

Rr. Mehmet Gradica

Rr. Hyzri Talla

Rr. Sylejman Vokshi

Te Fontana

Rr. 28 Nëntori

Rr. Iliaz Kodra

Rr. Iliaz Kodra-Parkingu te Bast Trade

Rr. Afrim Vitia

Parkingu i Flamurtarit

Rr. Rifat Berisha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme