PDK respekton vendimin e institucioneve për xhaminë në Kala të Prizrenit

Prishtinë | 10 Nën 2016 | 15:44 | Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, Hasan Hasani, dhe Sekretari Organizativ, Kujtim Gashi, kanë pritur në takim Iniciativën Qytetare dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Prizrenit, të prirë nga Kryetari i BIK-ut, Besim Berisha.

Në këtë takim, Dega e PDK-së, u informua rreth Iniciativës Qytetare, e cila është themeluar për inicimin e projektit për rindërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit, si dhe u njoftua edhe me kërkesat e bëra nga ana e Iniciativës Qytetare dhe BIK-ut, adresuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, lidhur me këtë projekt, dhe me shqetësimet e tyre sa i përket kësaj kërkese.

PDK, kërkon nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ta trajtojë me kujdes të veçantë këtë kërkesë, dhe t’i japë përgjigjen e merituar Iniciativës Qytetare, e themeluar për këtë qëllim, dhe Bashkësisë Islame të Prizrenit, si mekanizëm i cili mbron të drejtat e komunitetit të saj.

Kjo degë e PDK-së, mbështet organet kompetente brenda MKRS-së, të cilat duhet t’i përgjigjën kërkesës së BIK-ut, natyrisht, duke kërkuar që të respektohen të gjitha normat ligjore dhe të gjitha konventat ndërkombëtare, të cilat në njërën anë respektojnë të drejtat qytetare për të shprehur vullnetin e tyre për realizim të kërkesave, dhe në anën tjetër, respektojnë dhe kërkojnë ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, si aset të çmuar e të mbrojtur, duke marrë vendim në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme