Përfundon Java e Gruas 2018, certifikohen 120 pjesëmarrës

Prishtinë | 23 Mar 2018 | 18:18 | Nga

120 pjesëmarrës të Javës së Gruas 2018 u certifikuan sot gjatë një ceremonie, me përfundimin e Javës së Gruas 2018. Pjesëmarrësit e Javës së Gruas vijnë nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë, si përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile, biznesit dhe mediave.

Me temën e përgjithshme ‘Gati për Qeverisje të Përgjegjshme’, ky edicion i Javës së Gruas ofroi diskutim në panele dhe punëtori për ngritjen e shkathtësive në tema relevante si integriteti i partive, transparenca e qeverisë, korrupsioni, ekstremizimi radikal, integrimi i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, të drejtat pronësore, mediat sociale dhe edukimi demokratik, transmeton Ekonomia Online.

Java e Gruas 2018, organizohet nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (USAID). Java e Gruas është ngjarje vjetore që ka filluar si pilot projekt në vitin 2012, një ngjarje kombëtare që mbledhë mbi 100 gra dhe burra, përfaqësues të etnive të ndryshme, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediave dhe nga akademia.

Programi i Javës së Gruas 2018 ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e pjësëmarrësve ne lidhje me domososhmërinë e një qeverisje llogaridhënese dhe të përgjegjshme në Kosovë. Pjesëmarrësit patën mundësinë që së bashku të marrin informacione, të promovohen dhe të krijojnë rrjete me ekspertë dhe vendimmarrës nga institucionet qeveritare, për të identifikuar dhe ofruar rekomandime për përfshirje më të madhe të grave në sigurimin e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së qeverisjes në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme