Përfundon takimi i Jill Biden në Graçanicë

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 14:21 | Nga

Ka përfunduar takimi jo zyrtar në mes të zonjës së dytë të SHBA-së, Jill Biden, që kishte në  Manastirin e Graçanicës bashkë me përfaqësuesit e kishës ortodokse.

Biden në Graçanicë ishte së bashku me nipin dhe mbesën e saj si dhe me gruan e djali të saj të ndjerë, Beau Biden, njofton Klan Kosova.

Familja Biden, ka ardhur në Kosovë për ta shoqëruar zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden, në vizitën e tij zyrtare në Kosovë.

Ata tani do të nisen për në Ferizaj, ku një rrugë do të marrë emrin e djalit të ndjerë të Biden i cili humbi vitin e kaluar betejën me kancer.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme