Ambasada Amerikane flet për cilësinë e ajrit në Prishtinë

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 22:05 | Nga

Sonte, në emisionin “Përballje” në RTV Dukagjini, është diskutuar për cilësinë e ajrit në Kosovë dhe se kush janë ndotësit më të mëdhenj. Shumë rezultate e raportime janë publikuar duke marrë për bazë cilësinë në matjet e bëra nga Ambasada Amerikane.

Në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për emisionin “Përballje” nëpërmjet zëdhënëses J. Michelle Schohn për të komentuar rezultatet e cilësisë së ajrit thuhet se cilësia e ajrit në Prishtinë dallon prej një stine në tjetrën dhe prej një lokacion në tjetrin.

Në kërkesën tonë për të komentuar rezultatet, Ambasada Amerikane përgjigjet se mund të komentoj vetëm për cilësinë e ajrit bazuar në matjet e bëra nga aparati për monitorimin e cilësisë së ajrit i cili është i vendosur brenda oborrit të ambasadës.

“Përderisa parashikimet tona ishin se ndotësi më i madh i ajrit në qytet është termoelektrana e Obiliqit, ndryshimi në mes ndotjes së ajrit gjatë stinës së verës dhe dimrit tregon se kontribuues më i madh i ndotjes së ajrit në lagjen Arbëri/Dragodan mund të jetë djegia e qymyrit dhe e drurit që përdoret për ngrohjen e shtëpive private (amvisnive)”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme