Përmbaruesi ia merr 400 mijë euro sektorit të arsimit

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 12:51 | Nga

Derisa përmbaruesi ia ka marrë rreth 2 milionë euro Komunës së Ferizajt, shkaku i mospërmbushjes së detyrimeve ndaj punëkryerësve të projekteve të ndryshme, në këtë proces është dëmtuar edhe buxheti i sektorit të arsimit me rreth 400 mijë euro.

Dhjetëra shkolla të kësaj komune për tre muajt e ardhshëm, do të përballen me mungesë të buxhetit, ndërkohë rrezikon të shkëputet edhe kontrata për shujtat e nxënësve (kifle), shkruan sot Koha Ditore.

Udhëheqësit komunalë të Ferizajt kanë thënë se duhet ta kuptojnë qytetarët se çka po ndodh me paranë publike derisa qeverisja e kaluar ka lidhur dhjetëra kontrata milionëshe me operatorë të ndryshëm pa mbulesë financiare, ndërkohë përmbaruesi nuk po e pyet Komunën se nga cili sektor t’i marrë ato.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme