“Përtej Vijave”, film nga të rinjtë prishtinas që synon të godas dukurinë e ngacmimit në shkolla

Prishtinë | 18 Nën 2017 | 13:25 | Nga

Dukuria e ngacmimeve nëpër shkolla ka shtyer një grup të nxënësve të shkollës së mesme “Xhevdet Doda” të adresojnë këtë çështje, dhe përmes këtij filmi të vetëdijësojnë bashkëmoshatarët e tyre për këtë problem, shkruan EkonomiaOnline.

Ky grup i nxënësve gjeti mbështetjen e plotë nga UNICEF Innovation Lab Kosovo, për të realizuar një film me qëllim sensiblizimi mbi këtë dukuri.

“Përtej Vijave” i takon filmit të metrazhit të mesëm dhe është realizuar me angazhimin vullnetar të nxënësve.

Filmi sjellë një storie të bazuar nga qindra ngjarje të vërteta dhe përmes saj synon që të godas shkaqet e problemit, duke sjellur kështu përmes personazhit kryesor, shembullin e duhur se çfarë duhet të bëjmë ne si shoqëri.

Vetë titulli i filmit i bën ftesë arsyes së shëndoshë që të mendoj  përtej vijave, përtej imponimeve shoqërore, përtej infulencave negative, përtej të gjitha zgjedhjeve tona që rrezikojnë mirëqenien e tjetrit.

Premiera e këtij filmi u shfaq më 10 Qershor 2016 në Kinemanë ABC. Më pas u shfaq për disa shkolla të cilat e pritën mrekullueshëm.

“PërtejVijave” tanime mund ta shkoni edhe në në rrjetin social – youtube përmes linkut në vijim:

Të ngjashme