Përurohet segmenti i parafundit i autostradës “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 13 Qer 2018 | 11:31 | Nga

Ministria e Infrastrukturës do të mbajë nesër ceremoninë e përurimit të segmentit të tretë, njëherësh i parafundit, të autostradës R6 “Arbën Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit.

Përurimi këtij segmenti do të mbahet nën moton e kampanjës “JO SHPEJTËSISË, PO SIGURISË”, e cila kampanjë ka për qëllim vetëdijesimin e ngasësve të automjeteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Ceremonia e përurimit të segmentit të tretë do të mbahet në kyçjen “Doganaj” (Kaçanik), me fillim nga ora 11:00.

MI ka një apel për pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje: “Kujdes! Ngisni ngadalë dhe ejani sigurt”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme